Greqi, mblidhet nisma Adriatiko-
Joniane, drejtohet nga Shqipëria

Greqi, mblidhet nisma Adriatiko-<br />Joniane, drejtohet nga Shqipëria
ATHINË - Është mbajtur gjatë ditës së sotme në Athinë takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Nismës Adriatioko-Joniane. Takimi është mbajtur nën kryesimin e Shqipërisë, konkretisht ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Në kuadër të presidencës së NAJ-it, Shqipëria synon që agjenda e aktiviteteve të saj të jetë në harmoni me agjendën e BE-së për rajonin tonë e më gjerë.
 
Ministria e Jashme bën të ditur se, “vendi ynë ka ndërmarrë konsultime të shumta me Bashkimin Evropian dhe aktorë të tjerë rajonalë, me synim kryesor krijimin e një sinergjie midis programit të presidencës së NAJ-it dhe Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian, EUSAIR”.
 
“Në këtë mënyrë, Shqipëria arriti të sigurojë mbështetjen e plotë nga Komisioni Evropian për organizimin e Takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Adriatikut e Jonit (AIC) njëkohësisht me Konferencën për Strategjinë e Bashkimit Evropian, në datat 6-7 shkurt 2014 në Athinë. Kjo konferencë është një ndër aktivitetet më të mëdha që Komisioni Evropian organizon në semestrin e parë të vitit 2014”, bëri të ditur gjatë ditës së sotme, Ministria e Jashme.
 
Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NAJ-it është vlerësuar gjerësisht si aktiviteti më i rëndësishëm i Nismës Adriatiko-Joniane që nga themelimi i nismës në vitin 2000. Kontributi kryesor i këtij takimi ishte sigurimi i një mbështetjeje të fortë politike nga të gjitha vendet anëtare për Strategjinë e BE-së për Rajonin e Adriatikut e Jonit (EUSAIR), mbështetje e cila ishte në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Komisionerja për Çështjet Detare dhe Peshkimin, Maria Damanaki, si dhe Komisioneri për Politikat Rajonale, Johannes Hahn.
 
Shqipëria drejtoi në mënyrë të suksesshme këtë aktivitet shumëpalësh rajonal duke i dhënë vizibilitet të lartë Ministerialit gjatë dy ditëve të zhvillimit të Konferencës së Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR).
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike