GREQI- Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Samos mëngjesin e sotëm, pasi dy barka me të paktën 60 pasagjerë në bord janë mbytur mëngjesin e sotëm.Deri më tani 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shpëtuar 36 persona. Ndër viktimat ishte dhe një nënë me fëmijën e saj në duar. Skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për emigranët e tjerë.
 
Kreu i bashkisë së Samos në Greqi ka njoftuar se operacioni i shpëtimit është në aktivitet të plotë duke iu referuar kushteve të motit që e favorizojnë.

Në operacionet e kërkimit marrin pjesë disa helikopterë super Puma, një luftanije dhe disa anije shpëtimi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)