Greqi, mbytet tjetër anija me
700 emigrantë, tre të vdeku

Rreth 302 emigrantë janë shpëtuar në bregjet e Kretës në Greqi pasi barka e tyre u fundos ne oret e para te mengjesit. Deri më tani janë gjetur 3 trupa. Organizata ndërkomëbtare e migracionit bën me dije se në bord kishte të paktën 700 persona.

Ende nuk ka të dhëna të sakta sa i përket origjinës së barkës, por informacionet e para flasin se mund të ketë ardhur nga Libia, Egjipti apo Turqia dhe destinacioni i tyre mund të iishte Italia. Por nuk përjashtohet mundësia që skafistët të kishin synim Greqinë duke anashkaluar patrullat e natos të vendosura në veri.

Autoritetet greke jane përfshirë në një operacion të madh shpëtimi ku janë vënë në kërkim 4 anije dhe 1 helikopter Super Puma. 

Ndërsa në Libi shënohet një tjetër episode i frikshem i jetes se emigranteve. Rreth 117 trupa te pajete mes tyre 70 gra dhe 5 femije u gjeten ne brigjet libiane ne Zuëara. Te dhenat e para tregojne se behet fjale per emigrantet ne Mesdhe, nacionaliteti i te cileve ende nuk dihet.

Dy ditë më parë një grup me 113 emigrantë më së shumtri afgan, zbarkuan në ishullin e Kretës. Ndëras Autoritetet italiane kanë shpëtuar më shumë se 600 emigrantë duke e çuar në 13 mijë numrin e të shpëtuarve vetëm gjatë kësaj jave.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…