Greqi, Mediu takim me emigrantët:
Lista të hapura dhe votim elektronik

Greqi, Mediu takim me emigrantët:<br />Lista të hapura dhe votim elektronik
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim në Athinë me anëtarët e degës në kryeqytetin helen.
 
Mediu bëri një pasqyrë të gjendjes ku ndodhet Shqipëria, sipas tij e rëndë si pasojë e keqqeverisjes Rama-Meta.
 
Në fjalën e tij Mediu u shpreh se qeveria tashmë ka degraduar në cdo aspekt të saj, duke e cuar vendin drejt korrupsionit, krimit dhe kanabisit, ndërkohë që qytetarët sa vijnë e varfërohen cdo ditë e më shumë.
 
Cdo njeri ka të drejtë të ndërtojë dhe të punojë për lumturinë e tij, - u shpreh Mediu, - por ne nuk mund t’i lemë peng ato në dorë të Ramës dhe Metës, të cilët tashmë kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë, duke favorizuar bandat dhe kriminelët, me qëllimin e vetëm për të kapur shtetin, drejtësinë, zgjedhjet e ardshme”.
 
Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme, kryetari Mediu u shpreh se Partia Republikane ka kërkuar prej kohësh një Reformë Zgjedhore, për të garantuar proces të drejtë dhe transparent, për të kthyer pushtetin ne duart e qytetarëve me anë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
 
Kemi kërkuar votim elektronik në radhë të parë që të mund të votoni edhe ju në mënyrë të rregullt.
 
Kemi kërkuar votim elektronik, në mënyrë që qytetarëve të mos u merren më kartat e identitetit, të mos u bllokohet rruga përfaqësuesve të BE dhe SHBA, sic ndodhi për zgjedhjet lokale, të mos trafikohet vota.
 
Gjithashtu kemi kërkuar edhe votim me lista të hapura, në mënyrë që të jenë qytetarët ata që mund të zgjedhin se për kë duan të votojnë dhe të mos jenë kryetarët  e partive që të përcaktojnë se kush do përfaqësojë qytetarët.
 
Kemi kërkuar edhe transparencë në financimin e fushatave, pasi në Shqipëri po bëhen fushata më luksoze se në Amerikë
” u shpreh ndër të tjera kryetari i PR-së, Mediu.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!