GREQI – Humbin jetën në një zjarr të rënë në shtëpinë e tyrë gjatë orëve të para të mëngjesit tre vëllezër në një familje greke në Kavalas. Tre vëllëzërit përkatësisht 5, 7 dhe 15 vjeç kanë gjetur vdekjen për shkak të një zjarri të rënë në shtëpinë e tyre në Mesoropi të Kavalas.

Zjarri u shkaktua nga një sobë druri dhe bëri që shtëpia të shkrumbohet e tëra për shkak se kishte tavan prej druri. Në shtëpi ndodheshin nëntë anëtarët e familjes, gjyshërit, prindërit dhe fëmijët, të cilët ishin në gjumë teksa flakët mbuluan shtëpinë e tyre.

Fëmijët flininin bashkë në katin e dytë, ndërsa prindërit në katin e parë të ndërtesës dykatëshe. Prindërit kanë mundur ti shpëtojnë zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit. Një prej vëllezërve më i madhi prej tyre 15 vjeç humbi jetën në përpjekje për të ndihmuar vëllezërit e tjerë.

(ad.ti/shqiptarja.com)