ATHINE - Pasi sondazhet e para treguan se radikalët e majtë të Syrizas kryesonin në një rezultat surprizë në zgjedhjet vendore të Greqisë, kanë ardhur dhe reagimet e para nga partitë. Lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, u bëri thirrje grekëve t’i kthenin zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian në një referendum për koalicionin qeverisës, pas rezultateve të arritura në Athinë dhe Atikë.
Zgjedhjet evropiane do jenë një referendum për memorandumin e BE-FMN, u shpreh Tsipras i nxitur nga rezultatet. Nuk ka precedentë historik që një parti në pushtet të mos arrijë në raundin e dytë të zgjedhjeve për bashkinë dhe qarkun më të madh të vendit, u shpreh ai.
Konservatorët janë të kënaqur me rezultatet në rang kombëtar, megjithë rezultatin e dobët në Athinë. Demokracia e re e mohoi faktin se rezultatet e Athinës dhe Atikës do të ndikonin në zgjedhjet e ardhshme të së dielës për Parlamentin Europian, edhe pse një sondazh i ri tregoi se të majtët kryesojnë me pothuajse 5%.
Burimet në partinë konservatore thonë se partia do të vlerësojë rezultatet e mbrëmshme bazuar në rezultatet e gjithë Greqisë dhe jo vetëm në ato të Atikës, ku konservatorët arritën rezultat të dobët. Ata shtuan se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 Syriza fitoi shumicën e votave në Atikë, por doli në vend të dytë në rang kombëtar.
Ndërsa Lideri i PASOK-ut Venizelos deklaroi se SYRIZA kishte dështuar në strategjinë e saj për t’i kthyer zgjedhjet vendore dhe ato për Parlamentin Evropian në një referendum për qeverinë. Ai akuzoi Syrizan se bëri “zgjedhje të ngushta politike partiake” të cilat dështuan në rang kombëtar, pasi të majtët arritën të çonin dy kandidatë për guvernatorë rajonalë në raundin e dytë të votimeve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com