Greqi,  shansi i fundit, krijimi
i qeverisë varet nga PASOK

Greqi,  shansi i fundit, krijimi <br />i qeverisë varet nga PASOK
ATHINE- Në Greqi sot lideri i partisë socialiste greke PASOK Evangelos Venizelos pritet të takohet me konservatorin e Demokracisë së Re Antonis Samaras në përpjekje për të formuar një qeveri uniteti. Venizelos është lideri i tretë që përpiqet për të formuar një koalicion pas zgjedhjeve të së dielës që prodhoi një parlament "shumëngjyrësh".

Votuesit grekë të zemëruar me masat shtrënguese braktiësn partinë kryesore nënshkruese të paktit të masave shtrënguese që shpëton Greqinë nga kriza.
Analistët vendas shprehen skeptikë dhe nuk besojnë që bisedimet e së premtes të kenë sukses.
Nëse këto bisedime dështojnë, atëhere presidenti lëviz " gurin e fundit" , ai pritet t'u krkojë liderve politikë për të bërë përpjekjet e fundit për të formuar një qeveri para se vendi të shkojë në një tjetër proces zgjedhor.
PASOK ka dominuar politikën greke në shumicën e dekadës së fundit, por në zgjedhjet e së dielës ajo u rendit forca e tretë politike me 41 deputetë në parlamentin 300 vendësh grekë.
Demokracia e Re e zotit Samaras fitoi shumicën e votave, duke marrë 108 vende, por ai nuk ishte në gjendje të bindë liderët e partive të tjera për të formuar qeverinë.
Krahu i majtë koalicioni Syriza ishte partia e dytë më e madhe, por lideri i saj Aleksis Tsipras gjithashtu dështoi në formimin e qeverisë për shkak të insistimit të tij në refuzimin e masave shtrënguese të kërkuara nga BE dhe FMN.
Dy partitë e mëdha PASOK dhe Demokracia e Re të dyja bashkë arrijnë 149 vende në Kuvend, por ato nuk sigurojnë dot shumicën prej 151 vendesh.
Dje zoti Venizelos tha se kishte arritur disa përparime në takim me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Majtë e cila ka 19 vende në kuvend.
Lideri i saj, Fotis Kouvelis, tha se ai ishte i gatshëm për t'u bashkuar me një qeveri me bazë të gjerë që do të mbajë vendin në euro.
"Ka shanse për koalicion nëse Kuvelis pajtohet" tha një zyrtar i partë i PASOK i cituar nga Rojter.
Athina është e detyruar nga BE-FMN të miratojë shkurtime të reja buxhetore më vlerë 14.5 miliardë euro, në këmbim të ndihmës financiare më vlerë totale 240 miliarde euro.
Gjermania dhe BE-së kanë bërë të qartë se presin nga Athina të respektojë angazhimet e saj.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror