Greqi, ndërron jetë ish-kryeministri
Konstantinos Mitsotakis

Ndërron jetë në moshën 99-vjecare ish-kryeministri grek Konstantinos Mitsotakis.

Lajmi u bë me dije nga familja e tij në një deklaratë për mediat.

Ai ka qënë në krye te qeverisë greke gjatë viteve 1990-1993.

Mitsotakis e nisi veprimtarinë e tij politike në vitin 1946. 

Në 1967 arrestohet për disa muaj dhe pasi lirohet shkon në Francë e më pas kthehet sërish në Greqi në vitin 1973.
 
Në 1978 u bë pjesë e Demokracisë së Re.


Mitsotakis ishte kreu i partisë konservatore të Demokracisë së Re nga 1984 në 1993 dhe pati beteja epike me djalin e Papandreut, kreu i partisë socialiste Pasok.

Në vitin 1990 zgjidhet kryeministër i Greqisë, deri në 1993, kur pasi humb zgjedhjet, jep dorëheqjen.

Dy nga katër fëmijët e tij  që janë futur në politikë janë. Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme  dhe Kiriakos Mitsotakis,  lideri i Demokracisë së Re.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve