GREQI - Kodi i Ri i Emigracionit në Greqi ofron thjeshtëzimin e procedurave të shumta e të ndërlikuara të legalizimit të emigrantëve. Për herë të parë, Greqia në një projektligj që do të ketë 140 nene përfshin 20 ligje, 6 dekrete presidenciale, 42 akte rregullimi të ligjeve të mëparshme për emigracionin.
Me këtë projektligj bëhet më e lehtë hyrja e emigrantëve në kategorinë e emigrantëve që kanë kohë të gjatë qëndrimi në Greqi dhe kështu do të përfitojnë statusin e lejes së qëndrimit pa afat. Ndërkohë zvogëlohen edhe kategoritë e lejeve të qëndrimit që lëshohen në 19 nga 50 që janë aktualisht. Ndërkohë në projektligjin e ri ka edhe kushte lehtësuese edhe për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur, studiojnë dhe jetojnë në Greqi.
Në këtë mënyrë qeveria e Demokracisë së Re dhe e PASOK përpiqen të kapërcejnë klauzolën e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët dhe fëmijët e tyre, e cila kishte krijuar probleme brenda qeverisë.
Kodi i ri i Emigracionit do të paraqitet në Parlament nga ministri i brendshëm grek, Janis Mihelakis në 29 gusht, ose në fillim të shtatorit. Për projektligjin dhe përmbajtjen e tij janë informuar PASOK, ndërkohë që pritet të çelet drita jeshile edhe nga kryeministria.
Ministri grek, Mihelakis në një intervistë ka deklaruar: “Duhet të biem dakort në nivel europian në një sistem të ri, në bazë të të cilit klandestinët që hyjnë në Greqi dhe nuk mund të riatdhesohen, të ndahen në mënyrë të barabartë në vendet e BE, në mënyrë analoge me territorin, të ardhurat dhe popullsinë e secilit vend. Greqia e 10 milionë banorëve dhe sidomos në kushtet e krizës aktuale nuk mban dot më. Asnjë shoqëri nuk do të mund t’i duronte e mbante dot më. Gjermania, p.sh. si vendi më i pasur i Europës do të mund të mbante më 2 milionë klandestinë? Si na e kërkojnë neve të bëjmë atë që ata vetë nuk munden?”
Sipas projektligjit të ri:
-Të gjithë fëmijët që lindin në Greqi, ose të gjithë ata që shkojnë në shkollë do të përfitojnë lejen pa afat të qëndrimit. Dhe në këtë mënyrë, problemi i nënshtetësisë tejkalohet. Sipas këtij paragrafi, të gjithë ata që kanë lejet afatgjata të qëndrimit do të mund të përfitojnë lejet pa afat të qëndrimit. Me ketë kartë, emigrantët e ligjshëm mundet të shkojnë në të gjitha vendet e BE, jo vetëm për të kryer turizëm, por edhe për të kërkuar fatin e tyre andej në punë e jetesë, gjë që nuk do të mund ta bënin deri tani po të mos kishin nënshtetësinë greke.
- Kjo procedurë karakterizohet nga hartuesit e projektligjit si revolucionar, pasi shumë nga palët, kanë shprehur pakënaqësira për faktin që emigrantët ngujohen në Greqinë e krizës, ku nuk mund të gjejnë punë, fakt që u kushton edhe rinovimin e lejes së qëndrimit, pasi deri tani ajo varet nga pullat e siguracioneve shoqërore, të cilat duhet të ishin në një numër të përcaktuar në vit, pasi leja shoqërohej domosdoshmërisht nga sigurimet dhe varet nga libri i shëndetit.
-Në të njëjtin kuadër në projektligjin e ri parashikohet edhe rinovimi i lejes familjare të qëndrimit, e cila deri më sot kërkonte të ardhurat vjetore minimalisht 10.200 euro. Kjo dispozitë abrogohet dhe bëhet më elastike. Po ashtu hiqen edhe mbi 20 dokumenta që kërkoheshin për dhënien e rinovimin e lejeve të qëndrimit. Po ashtu kategorizohen edhe lejet e punës. Nga 4 leje që ekzistojnë deri më sot, ato shkojnë në 1 leje të përgjithshme punë.
-Në projektligjin e ri është edhe krijimi i Qendrave të Shërbimit të Qytetarëve (KEP), të ashtuquajturat «One Stop Shop», të cilat do të funksionojnë ekskluzivsht për emigrantët. Sipas projektligjit që këtej e tutje emigrantët e ligjshëm do të mund t’i marrin lejet e tyre të qëndrimit nga KEP. Lejet e reja të qëndrimit vështirë se do të mund të falsifikohen dhe do të jenë kryesisht biometrike.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com