Greqi – Policia greke ka shpallur në kërkim një 20-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Eordea të Kozanit. Vajza 13-vjeçare akuzon të riun shqiptar se e ka përdhunuar.

Sipas minorenes, ajo është njohur me 20-vjeçarin nga Shqipëria nëpërmjet rrjetit social facebook dhe më pas janë takuar në oborrin e shkollës së të miturës.

Takimi i tyre është bërë dhe në prezencë të dy personave të tjerë, të një shoqeje të vajzës dhe një shoku të djalit shqiptar. Sipas prindërve të vajzës, të cilët kanë bërë dhe denoncimin në polici, pikërisht në oborrin e shkollës i riu shqiptar e ka përdhunuar vajzën e tyre.

Pas denoncimit, vajza i është nënshtruar vizitës së një mjeku ligjor. Sipas këtij të fundit, ai nuk ka deklaruar me bindje të plotë nëse 13-vjeçarja është përdhunuar vërtetë apo ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.

Përpara se ky rast të denoncohej në polici, 13-vjeçari është larguar nga fshati. Policia, e cila është në ndjekje të shqiptarit, nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.

(v.gj/shqiptarja.com)