ATHINE- Shërbimi i Policisë Ekonomike dhe Ndjekjes së Krimit Elektronik kanë kërkuar çeljen e çështjes penale për tre shtetas, dy të huaj dhe një grek, të cilët akuzohen për pornografi infantile nëpërmjet internetit.
Bëhet fjalë për një rumun 42 vjeç, një shtetas shqiptar 20 vjeç dhe një grek 32 vjeç.
Fillimisht ka qenë akuza e një vajze 15 vjeçare, sipas të cilës një përdorues anonim interneti, me të cilin bashkëbisedonte në Facebook, kishte në posedim të tijin fotografi të sajat të papërshtatshme seksualisht, të cilat ia kishte marrë duke e gënjyer dhe më pas duke e kërcënuar dhe nëpërmjet videobisedave.
Nga kontrolli policor i cili pasoi mandatin e lëshuar nga Prokuroria, u identifikuan të dhënat e personit në fjalë, si edhe u zbulua profili i tij i vërtetë, por edhe i të implikuarve të tjerë, të cilët kishin mundësi të përdornin profilin në fjalë dhe materialet pornografike.
Policia ka kontrolluar banesat dhe kompjuterat e personave në fjalë, të cilët banojnë në Lamia.
Nga kontrolli në kompjuterin e 20 vjeçarit shqiptar u gjetën shumë fotografi të 15 vjeçares, të cilat ai ia kishte ruajtur dhe vjedhur pa miratimin e saj. Po ashtu iu gjetën edhe material pornorrafik me protagonistë fëmijë të mitur.
Shtetasi 20 vjeçar shqiptar rezultoi të ishte pa dokumentacionin e duhur të qëndrimit në Greqi dhe u arrestua nga sigurimi grek, dy personat e tjerë nuk u arrestuan për shkak të tejkalimit të afatit treditor që parashikon ligji grek, por po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com