ATHINE – Alarmet e shpeshta e të padëgjuara të lëshuara ditët e kaluara nga shoqëritë greke të lundrimit në lidhje me rritjen e kostos së karburantit që vendos në rrezik menaxhimin e anijeve, tani po materializohen. Sot, shoqëria e lundrimit NEL, që merret me transportimin e pasegjerëve dhe mallrave nga dhe për ishullin e Lesvos, në Egjeun lindor, ka njoftuar se e pa veten të detyruar të ndërpresë të gjitha lëvizjet e mjeteve të saj për shkak të mungesës së fondit.
Sipas një komunikate të publikuar nga NEL, shteti grek i detyrohet shoqërisë 8.8 milionë euro ndihma që nuk janë derdhur kurrë, pikërisht për lidhjes mes kontinentit dhe ishujve greke më të largëta.
Nëse NEL nuk do të marrë paratë që i nevojiten, thotë komunikata, shoqëria nuk ka rrugë tjetër përveç se t’i drejtohet rrugëve ligjore e të padisë Shtetin.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com