Greqi, Obama: U habita nga fitorja
e Trump, por nuk ndjehem përgjegjës

Greqi, Obama: U habita nga fitorja<br />e Trump, por nuk ndjehem përgjegjës
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka komentuar për herë të parë zgjedhjen e republikanit Donald Trump si pasues të tij në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin grek, Alexis Tsipras në Greqi, Obama është pyetur nga gazetarët për humbjen e Hillary Clinton dhe fitoren e Trump. 
 
Obama u shpreh se ishte habitur nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, por se nuk ndjehej përgjegjës për humbjen e demokratëve. “Sigurisht mbeta i habitur nga këto zgjedhje. Por nuk ndihem përgjegjës. Shumica e amerikanëve është dakord me mua për vizionin që kemi ndaj botës”, shtoi Obama. 

“Inati, frustrimi, dhe ndarjet ekonomike dhe sociale gjenerojnë populizmin”, theksoi Obama.

“Leksioni që mora është se sa më shpejt t'i përballim këto ndarje dhe frikëra edhe më pak shtohen populizmat”, u shpreh Obama duke nënvizuar se fitorja e Trump nuk është njësoj si Brexit.
 
Obama-Tsipras: Vijoni reformat për të dalë nga kriza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit. 

Obama u prit nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, me të cilin pati edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.  

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi rolin e Greqisë në çështjen e refugjatëve të luftës, duke e cilësuar atë si problem të të gjithëve. 

"Populli grek u tregua i mëshirshëm për emigrantët duke i mirëpritur refugjatët. Por ky nuk është një problem grek por është një problem i të gjithëve. Unë shpreh mbështejen për Turqinë dhe Greqinë në çështjen e emigrantëve", u shpreh Obama. 

Duke iu referuar krizës ekonomike që ka kapluar prej vitesh Greqinë,  Obama tha se vendi duhet të vijojë reformat strukturore për të dalë nga kjo krizë. "Ekonomia greke ka nevojë për mbështetje dhe të vijojë reformat e ndërmarra. Një ekonomi e mirë e Greqisë do të jetë e rëndësishme për të gjithë botën", tha ai. 

Çështja e Qipros, tha ai, do të vijë shumë shpejt drejt zgjidhjes. 

"Sa i përket çështjes së Qipros ne diskutuam dhe shpresojmë se zgjidhja do të vijë shumë shpejt dhe do të jetë shembull se çfarë arrin diplomacia", theksoi Obama.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë greke vlerësoi vizitën e Obamës në Athinë, ndërsa solli në vëmendje sfidën përmes të cilës kaloi Greqia që nga rënia në krizë ekonomike.  

“Është e rëndësishme që Barack Obama është këtu në Athinë kur priten të merren vendime të rëndësishme jo vetëm për Greqinë por edhe për Europën. Bashkimi do të sjellë unitet dhe integritet. Ne biseduam lidhur me marrëdhëniet tona në ekonomi. Greqia është përballur me sfida të ndryshme sidomos ato ekonomike. Ne jemi përpjekur të kalojmë vështirësitë e krijuara. Presidenti Obama na ka ndihmuar në vështirësitë me të cilat jemi përballur", u shpreh kryeministri Tsipras.

Sa i përket raportit me Turqinë për çështjen e Qipros, sipas kreut të qeverisë greke marrëdhëniet do të vijojnë vetëm në sajë të bashkëpunimit pa presion dhe do të gjendet zgjidhja duke u bazuar në rezultat BE.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste