Greqi, operacioni për shqiptarët e
arratisur kushtoi 1 mln euro

Greqi, operacioni për shqiptarët e<br />arratisur kushtoi 1 mln euro
ATHINË - Gazeta greke "Protothema", në faqen e saj kryesore ka botuar sot një artikull në lidhje me dështimin e Policisë Greke, për kapjen e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas dhe thotë se "deri tani operacioni për kapjen apo eleminimin e shqiptarëve të arratisur ka kushtuar jo pak, por 1.000.000 euro".

Nga 22 marsi, kur ata u arratisën nga burgu i Trikallas, në ndjekje të tyre janë vënë 2 helikopterë të policisë, gjashtë motoskafë të policisë portuale, dhjetëra komandos, dy skuadra polumbarësh, gjurmues të ushtrisë dhe disa qindra policë nga zonat përreth.

“Në kohën kur shqiptarët e arratisur, thuhet në artikull, i bien kryq e tërthor Greqisë dhe janë gati të kalojnë si zotërinj kufirin për në Shqipëri, Polica Greke shpenzoi mijëra e qindra mijëra euro për të ndjekur ata. Nga 22 marsi, kur u arratisën, e deri në përleshjen e përgjakshme në Distomo të Biotisë, Ministria e Mbrojtje së Qytetarit ka shpenzuar më tepër se një milion euro në operacionin më gjigand, që është kryer ndonjëherë nga njëri cep i Greqisë në tjetrin.

Dhe kjo kur në ndjekje të tyre janë vënë 2 helikopterë të policisë, gjashtë motoskafë të policisë portuale, dhjetëra komando, dy skuadra polumbarësh, gjurmues të ushtrisë dhe disa qindra policë nga zonat përreth, rezulton të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë. Sipas burimeve të mirinformuara, shuma e shpenzuar deri tani është vështirë të përcaktohet, pasi në të përfshihen shumë shërbime shtetërore e të ushtrisë, por ata që dinë shumë gjëra flasin për shumën prej 1.000.000 euro.

Madje, ka shumë gjasa që shqiptarët e arratisur të detyrojnë policinë greke në një fiasko totale, e cila pavarësisht operacionit gjigand deri tani nuk ka asnjë rezultat. Dhe të gjitha këto shifra marramendëse në një kohë kur Greqia e përfshirë nga kriza ekonomike pret rrogat e pensionet dhe pushon nga puna mijëra punonjës shtetërorë.”

Më pas gazeta në artikullin e saj jep shifrat e sakta të pagesave për të gjitha kategoritë e policëve, komandove, polumbarëve e gjurmuesve, por edhe shpenzimet për pilotët, skafistët dhe punonjësit e tjerë, që i mbështesin nga zyrat dhe gjurmimet e radarëve dhe të kamerave termike. Dhe e quan gjithë operacionin në fjalë: “Fiaskoja e artë”!...

Në rast se shifrat janë të sakta, atëherë shuma prej 1.000.000 euro, e shpenzuar deri tani, është tepër e lartë dhe pritet të shtohet edhe me disa qindra mijëra euro për sa kohë që shqiptarët e arratisur do të vazhdojnë të jenë të lirë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'