GREQI – Një mesazh i fortë për partinë “Demokracia e Re” dhe koalicionin e “Ullirit”, ku përfshihet PASOK-u dhe disa parti të vogla, ka ardhur nga krahu opozitar SYRIZA në Greqi, që ka fituar 26.6% të votave dhe 6 vende në Parlamentin Europian.

Këto janë rezultatet e zgjedhjeve, në të cilat SYRIZA u regjistrua për të fituar duke sfiduar legjitimitetin politik të qeverisjes së koalicionit, kandidatët e së cilës mbizotëronin në shumicën e rajoneve.

Kreu i opozitës dhe kryetari i SYRIZA, Aleksis Çipras, do të pritet sot në mesditë, në orën një, nga Presidenti Karolos Papulias.

Pas numërimit të 96.6% të votive në rang vendi, ka rezultuar edhe se partia e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” ka dalë e treta në zgjedhje duke fituat 8% të votave dhe 2 vende në parlament.

SYRIZA 26.6 % dhe 6 vende

"Demokracia e Re"  22.80 % dhe 5 vende

"Agimi i Artë" 9.41 % dhe 3 vende

"Ulliri" 8.00 % dhe 2 vende

"Lumi" 6.6 % dhe 2 vende

Partia Komuniste 6.1 % dhe 2 vende

"Grekët e Pavarur" 3.43 % dhe 1 vend

LAOS 2.7 %

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)