Greqi, Papadhimos kryeministri i ri


Ora 15. 30 FJALA E PAPADHIMOS SI KRYEMINISTER I RI

Gjatë deklaratës së tij të parë si kryeministër i qeverisë së koalicionit, Lukas Papadhimor falenderoi për besimin që u tregua ndaj tij.

“Jam i bindur se pjesëmarrja e vendit në zonën e euros do të lehtësojë rregullim ekonomik”, tha Papadhimos. “Ekonomia greke po përballet me probleme të mëdha, pavarësisht përpjekjeve të bëra. Vendimet e ardhshme do jenë vendimtare”.

Papadhimos theksoi gjithashtu se nevojitet që vendi të qëndrojë me cdo kusht në Eurozonë.

Ora 13: 44 NESER BETIMI I QEVERISE
Qeveria e re do të betohet nesër në orën 14. 00 me orën greke. Lajmi bëhet I ditur nga televizioni shtetëror grek duke cituar burime zyrtare nga pallati presidencial

Ora 13. 40 PAPADHIMOS KRYEMINISTER
Lukas Papadhimos 65 vjecari ish zv presidenti i Bankës Qendrore Europiane është emëruar kryeministri i ri i qeverisë së Koalicionit.

Ora 12:40 KRYEPESHKOPI UDHETIMIN QENDRON NE ATHINE

Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Ieronimus ka anulluar një udhëtim që ishte planifikuar prë tu zhvilluar sot në Ishullin e Kios. Mediat greke bëjnë të ditur se kjo është shenjë e qartë se shpallja e qeverisë dhe betimi I saj do të bëhet sot. Tradicionalisht kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar bëjnë betimin para Presidentit në prani dhe të kryepeshpokit të Greqisë.

Ora 11: 40 QEVERIA E RE BEN SOT BETIMIN
¨Kryeministri dhe ministrat e rinj të qeverisë së tranzicionit do të bëjnë sot premtimin, bëjën të ditur të gjitha mediat në Greqi

Ora 11:11  PAPADHIMOS NE PRESIDENCE
Lucas Papademos, ish zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane, ndodhet në pallatin presidencial për tu bashkuar me liderët e partive që ndodhen që prej mëngjesit në takim me presidentin e republikës Karolos Papulias, bën të ditur tv privat Mega.

Ora 11: 00 BRUKSELI: GREQIA SËRISH NË RECESION GJATË 2012-s
Greqia do të mbetet sërish në recesion gjatë vitit të ardhshëm, me një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në masën 2,8 për qind, paralajmëroi sot Komisioni Evropian në parashikimet e tij për këtë vjeshtë, pavarësisht se gjatë pranverës vendi ballkanik pati një rritje të PBB-së prej 1,1 për qind.
Brukseli pret tani një rikthim në rritje për Greqinë në vitin 2013 në masën 0,7 për qind.

Ora 10:00 TAKIMI TE PAPULIAS
Në pallatin presidencial zhvillohet takimi i liderëve të partive, nga ku pritet të dalë dhe lista e ministrave dhe emri i kryeministrit të qeverisë së re të unitetit kombëtar e cila do të cojë Greqinë në zgjedhje të parakohshme. Në takim janë kryeministri në largim Papadreu, kreu i LAOS, Xhorxhe, Karatzaferis si dhe Antonis Samaras.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit