ATHINË - Ligji i luftës, marrëveshja për detin, toponimet, ishin në qendër të takimit mes ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila është pritur në një takim nga presidenti i Greqisë, Karolos Papulias.
Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes është bërë e ditur se, takimi i Kodhelit me Papulias ishte i fundit në vizitën e saj dy ditore në Greqi.
Edhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi, deklaroi për A1 Report se, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i shtroi në tavolinën e bisedimeve katër çështjet e nxehta që janë mes vendit tonë dhe Greqisë. Sipas Dervishit, për këto çështje është diskutuar për gjetjen e rrugëve të zgjidhjeve.
Ndërsa media greke, ka zbardhur disa detaje të tjera për takimin mes presidentit Papulias dhe Kodhelit. Sipas tyre, Papulias ka vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve për shumë çështje.
Si presidenti Papulias, ashtu edhe ministrja Kodheli, gjatë bisedës së tyre, kanë prekur edhe disa nga çështjet e axhendës së marrëdhenieve dypalëshe që kërkojnë zgjidhje në frymën e klimës pozitive dhe vullnetit të mirë të dy qeverive tona, siç janë ligji i luftës, delimitimi i detit, nderimi i të rënëve në Luftën Antifashiste, toponimet etj.
Kjo është hera e parë që një ministër shqiptar ka ngritur këtë çështje në Athinë.
Presidenti Papulias e ka vlerësuar vendosmërinë e qeverisë Rama për reformat brenda vendit dhe vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtarë e familjes euopiane. Shqipëria, tha ai, është një vend europian, i takon Europës dhe Greqia ka qënë dhe mbetet mbështetësja kryesore për integrimin e shpejtë të saj në BE, në periudhën e Presidencës saj.
AMBASADORI DERVISHI PER A1 REPORT: KODHELI DISKUTOI PER 4 ÇESHTJET E NXEHTA
Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi e ka cilësuar vizitën e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në Athinë, si një nga më të suksesshmet. Pas përfundimit të takimit, dhe pasi delegacioni i ministres Kodheli është përcjellë nga homologu grek Dimitris Avramopulos.
Në një lidhje telefonike për “A1 Report”, ambasadori Dervishi është tek diskutimet për çështjet e “nxehta”, mes dy vendeve, Dervishi tha se, diskutimet kanë sjellë një erë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Është bërë e njohur për publikun shqiptar këto çështje që mbesin në axhendën e dy vendeve. Sot për ti dhënë një hov cilësor marrëdhënieve u prekën edhe këto çështje dhe u diskutua për të gjetur zgjidhje për këto çështje që nuk e lënë për të marrë frymë lirisht marrëdhëniet mes vendeve tona”, deklaroi Drevishi për A1 Report.
ZBARDHET TAKIMI MES PAPULIAS DHE KODHELIT
Ndërkaq, media greke ka zbardhur disa detaje nga takimi i Kodhelit me presidentin Papulias. Siç shkruan, naftemporiki.gr, takimi është zhvilluar në një frymë pozitive për ti dhënë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve.
"Ti e di dobësinë time në marrëdhëniet greko-shqiptare," i ka thënë Papulias, Kodhelit, duke shtuar se dëshiron që bashkëpunimi vazhdimisht të rritet dhe beson se çështjet e pazgjidhura mund të marrin një rrugë zgjidhjeje.
Gjatë fjalës së tij, Papulias nuk ka lënë pa përmendur edhe emigrantët shqiptarë në shtetin grek si dhe investimet që janë bërë nga Greqia në Shqipëri, duke qenë edhe partneri i dytë i investimeve dhe marrëdhënieve tregtare pas Italisë. “Greqia pret një milion punëtorë shqiptarë, është fuqia e dytë e investimeve në Shqipëri, partner në investime pas Italisë”, ka thënë Papulias.
Presidenti grek i është referuar edhe minoritetit grek dhe kishës. “Minoriteti është shumë pozitiv dhe krijon lidhje të ndërmjetme ndërsa kisha krijon dhe ofron punë sociale në Shqipëri”, citohet të ketë thënë presidenti Papulias gjatë takimit me ministren Mimi Kodheli.
Papulias nuk ka lënë pa përmendur edhe vizitën që zhvilloi në Shqipëri, gjatë së cilës ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Dimitris Avromopulos. Papulias i është referuar edhe shqiptarëve që punonin në Greqi por që janë larguar. Papulias ka thënë se, vendi është i gatshëm për t’i mirëpritur ata në qoftë se ata duan të kthehen.
MINISTRIA: TAKIMI ME PAPULIAS, VLERESOHEN MARREDHENIET
Takimi mes Kodhelit dhe Papulias është zhvilluar në një atmosferë miqësore. Gjatë bisedës, ata kanë vlerësuar marrëdhëniet e mes dy vendeve tona, si dy vende fqinjë nga më të vjetrit në rajon, me lidhje të vjetra historike dhe tradicionale.
Në mënyrë të veçanë ata ndanë të njëjtin mendim për zhvillimet pozitive të kohëve të fundit që po i japin marrëdhënieve tona një përmbajtje të re cilësore në interes të dy popujve tanë, të stabilitetit dhe paqes në rajon, si një vlerë e shtuar edhe në kuadrin e të gjithë bashkimit europian.
Ministria Kodheli vuri në dijeni Presidentin Papulias mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mbi mbledhjen e fundit mes dy qeverive, duke e konsideruar atë si një model i mirë që mund të bëhet mes qeverive të tjera të rajonit tonë.
Burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes është bërë e ditur se, takimi i Kodhelit me Papulias ishte i fundit në vizitën e saj dy ditore në Greqi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Situata në Greqi, PE e shqetësuar për marrjen e Presidencës së BE