Greqi, parlamenti diskuton masat
Policia lufton me protestuesit

Greqi, parlamenti diskuton masat<br />Policia lufton me protestuesit
Protestuesit grekë janë duke hedhur gurë dhe molotov përjashta parlamentit, ndërkohë që ligjbërësit janë mbledhur për të debatuar mbi shkurtimet drastike që priten të ndërmerren. Parlamenti grek pritet të votojë në mbrëmje paketën e re të masave të ashpra antikrizë.

Policia greke, e cila ka pushtuar tërë kryeqytetin grek dhe kryesisht sheshin para parlamentit, ku po diskutohen në këto momente masat e reja shtrënguese të qeverisë, po përpiqet të shpërndajë turmën masive të protestuesve me gaz lotsjellës.

Mijëra protestues janë tubuar përballë Parlamentit duke kundërshtuar me forcë masat e reja drrastike, të kushtëzuara nga trojka ndërkombëtare.

Pamjet Live nga Athina tregojnë momente dhune gjatë protestës së qytetarëve grekë, të cilët hedhin bomba molotov ndaj policisë.

Parlamenti grek pas diskutimit në detaje pritet të votojë programin e ri ekonomik të qeverisë Papadimos, i cili parashikon shkurtimin e shpenzimeve me 325 milionë euro. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024