Greqi, Parlamenti grek miraton
masat, protesta të dhunshme

GREQI - Parlamenti grek miratoi me 153 vota pro dhe 128 vota kundër, paketën e masave shkurtuese prej 13.5 miliardë eurosh që ka për synim reduktimin e defiçitit buxhetor, miratimi i masave të shkurtimeve ishte edhe një kusht për marrjen e këstit tjetër të ndihmës prej 31.5 miliardë euro duke shmangur kështu daljen nga zona euro.

16 deputetët e DIMAR abstenuan ashtu siç ishte paralajmëruar. Nga PASOK, 2 deputetë votuan kundër masave, 3 të tjerë abstenuan, ndërsa njëri mungoi në procesin e votimit. Menjëherë kreu i PASOK, Evangelos Venizelos deklaroi përjashtimin e 6 deputetëve nga grupi parlamentar i PASOK. Gjithashtu u përjashtua nga grupi parlamentar i Demokracise se Re, deputeti Jorgos Kasapidhis, i cili abstenoi masat e ashpra.

Parlamenti grek miratoi masat anti-krizë pavarësisht protestave në gjithë vendin, por dhe përleshjeve të dhunshme jashtë parlamentit grek të pasdites së djeshme (7 nëntor) ku më shumë se 100.000 demonstrues ishin mbledhur në sheshin përpara parlamentit, duke kundërshtuar planin e masave të kursimit.

Pas sulmeve me bomba molotov, që hodhën disa protestues ndaj policisë, këto të fundit iu kundërpërgjigjën me bomba me gaz lotsjellës dhe me makina me ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit e shumtë.


ORA PAS ORE CFARE NDODHI PASDITEN E 7 NENTORIT

PARLAMENTI GREK MIRATON MASAT ANTI-KIRZË ME 153 VOTA PRO
Ora: 23:30 Parlamenti grek ka miratuar me 153 vota pro dhe 128 vota kundër paketën e masavae shkurtuese prej 13.5 miliard euro, kjo masë ishte  dhe një kusht që greqia të amrrë këstin tjetër të ndihmës prej 31.5 miliardë euro.

POLICIA AKUZON SYRIZAN-n PER VEPRIME FASHISTE
Ora 23:00
Policia greke ka akuzuar SYRIZA-n se është përpjekur të uruzpojë pushtetin, pasi disa prej deputetëve të saj morën fotot dhe videot e oficerëve të policisë që janë mbajtur të fshehtë, para tubimit kundër masave të kursimit. Tetë deputetë të SYRIZA-s kanë kontaktuar me oficerët e policisë për të kërkuar atyre pyetje në lidhje me veprimet e tyre. Ministria e Rendit e përshkroi këtë veprim si "taktikë fashiste dhe ekstreme e partisë", e cila ka marrë për të kontrolluar edhe kartat e identitetit të njerëzve. Ministria akuzoi SYRIZA se është duke u përpjekur të vërë në dukje identitetin e policëve, duke ndihmuar protestuesit. Oficerët e fshehën identitetin, duke pretenduar se të drejtat e tyre ishin shkelur.

SAMARAS KERKON TE VOTOHEN MASAT ANTI-KRIZE
Ora 20:15
Jashtë parlamentit grek vazhdojnë përleshjet mes policisë dhe protestuesve, ndërkohë që Kryeministri grek, Antonios Samaras mbajti një fjalim përpara deputetëve duke bërë thirrje që të miratohet plani i masave të shkurtimeve, në mënyrë që Greqia të marrë ndihmën prej 31.5 milionë euro, në të kundër rrezikon të dalë nga zona e euros.

Samaras u shpreh se që një popull të shpëtojë, duhet të dojë ai vetë, pasi të ketë besim dhe të jetë i bashkuar. Kryeministri grek akuzoi SYRIZA-n si një forcë të papërgjegjshme, që shtyn vendin në kaos, duke deklaruar se opozita e do Greqinë jashtë Europës. Samaras theksoi se këto masa do të jenë të fundit, edhe pse duhet të ishin marrë shumë vite më parë. Samaras premtoi se këto do të jenë shkurtimet e fundit dhe nëse do të duhen të ardhura shtesë, ato do rezultojnë nga eliminimi i evazionit.

“Ata që do të votojnë sot hapin një perspektivë të re, pasi sot votojmë nëse duam euron apo dhrahminë. Unë luftova që të marrim ndihmën 31.5 milionë euro pasi kjo paketë do të nxisë investimet. Kemi shmangur largimin e depozitave nga Greqia. Masat duhet të ishin marrë shumë vite më parë, por ju siguroj se plani i shkurtimeve i fundit në historinë e Greqisë. Nuk do të rrezikojmë perspektivën europiane të Greqisë”, deklaroi Samaras.

PROTESTUESIT PERLESHEN ME POLICINE
Ora 18:30 Episode dhune shpërthyen jashtë Parlamentit grek, ku më shumë se 100.000 demonstrues grekë janë mbledhur në sheshin përpara parlamentit, pasi pritet që qeveria greke të miratojë planin e masave të kursimit.

Demonstruesit hodhën bomba Molotov, kurse forcat e policisë kanë përdorur granata tymuese dhe gaz lotsjellës. Policia doli në rrugë me makina uji, duke hedhur ujë drejt turmave të grumbulluara, në mënyrë që t’i shpërndajë ata.

Sipas informacioneve mësohet se janë kryer arrestime, por nuk është dhënë ende një numër i saktë. Jashtë Parlamentit është vendosur gardh hekuri, i përdorur edhe në rrethana të ngjashme kur janë zhvilluar protesta para parlamentit.

Situata duket e tensionuar, ndërkohë që ka kaos edhe brenda në Parlament. Debati është ndërprerë për shkak se punonjësit e adminstratës së Parlamentit refuzojnë të vazhdojnë punën dhe kërcënojnë të bllokojnë votimin.

Shkak është bërë një amendament i paraqitur nga Ministria e Financave që iu heq punonjësve të administratës të ardhurat shtesë, por ata refuzojnë të trajtohen si gjithë nëpunësit publikë. Ministri i Financave Yannis Stournaras ka tërhequr amendamentin, ndërkohë që fjala e tij është ndërprerë herë pas here nga punonjësit e administratës dhe deputetët.

Sot ishte dita e dytë e grevës që ka përfshirë Greqinë, ku punonjësit e sektorit publik dhe privat kanë ndërprerë punën në shenjë proteste, duke kundërshtuar miratimin e këtyre masave.

Paketa e re e kursimit parashikon ndër të tjera, të ulë pensionet dhe pagat në shërbimin publik, të rrisë moshën e daljes në pension në 67 vjeç, largimin nga puna të 25 000 punonjësve të administratës publike deri në fund të vitit 2013 dhe të liberalizojë më tej tregun e punës.

Redaksia online

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq