Greqi, parlamenti u heq imunitetin
3 deputetëve të “Agimit të Artë”

GREQI- Parlamenti grek i ka hequr sot imunitetin Kryetarit të Partisë së "Agimit të Artë", Nikos Michaloliakos, si dhe dy deputetëve të tjerë të kësaj partie Christos Pappas dhe Yiannis Lagos. Lideri i burgosur i partisë së ekstremit të djathtë mbajti një fjalim në seancën e sotme plenare duke këmbëngulur se procesi gjyqësor ndaj partisë së tij ishte një komplot për të ulur popullaritetin në rritje të "Agimit të Artë".

Me 223 vota pro nga 224 deputetë të pranishëm parlamenti votoi për heqjen e imunitetit të liderit të "Agimit të Artë" dhe dy deputetëve që aktualisht janë në paraburgim.

Ata janë në pritje të gjykimit për akuzat e përfshirjes në një organizatë kriminale dhe për posedim armësh. M

ë shumë se 500 përkrahës dhe anëtarë të partisë "Agimi i Artë" ishin mbledhur jashtë parlamentit duke brohoritur e duke tundur flamujt e partisë, ndërkohë që lideri i tyre mbante fjalimin në parlament.

Kjo është hera e parë e shfaqjes së liderit të partisë që pas arrestimit të tij 8 muaj më parë dhe pas zgjedhjeve të parlamentit evropian ku kjo parti zuri vendin e tretë me 9.3% të votave.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati