GREQI – Parlamenti voton për presidentin e ri të republikës


ATHINË, 18 shkurt /ATSH-ANA-MPA/- Shumicën e tre të pestave të gjithë numrit të deputetëve, domethënë 180 vota kërkon kushtetuta greke për votimin nominativ për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, që do të fillojë sot pasdite, në orën lokale 19:30.
SYRIZA propozoi për postin e presidentit Prokopis Pavlopulos, ish-ministër dhe ish-deputet i "Demokracisë së re", kandidaturë që do të mbështetet edhe nga "Demokracia e re" dhe "Grekët e pavarur" (ANEL).
Kështu që Pavlopulos pritet të marrë të paktën 238 vota, domethënë 149 deputetë të SYRIZA-s, 76 të "Demokracisë së re" dhe 13 të ANEL-it.
Nga tjetër "Lumi" dhe PASOK-u kanë propozuar si kandidaturë të përbashkët pedagogun e universitetit, Nikos Alivizatos.
Partia Komuniste do të abstenojë nga votimi./ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët