ATHINË, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ - Me më shumë se 180 vota pro, Prokopis Pavlopulos, 65 vjeç, kandidat i partisë SYRIZA dhe i partisë "Grekët e pavarur", u zgjodh para pak minutash në postin e presidentit të Republikës Greke.
Ai zëvendëson presidentin aktual, Karolos Papulias.
Pavlopulos, jurist i së drejtës administrative dhe disa herë ministër, është përfaqësues i së djathtës greke.
Ai pati edhe mbështetjen e konservatorëve të "Demokracisë së re"./ a.jor.