ATHINË, 27 janar /ATSH-ANSA/ - Bëhet e njohur përbërja e qeverisë së re greke, në përbërje të së cilës janë përfaqësues të SYRIZA-s dhe "Grekëve të pavarur".
Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së re greke:
* Kryeministër - Aleksis Cipras
* Zëvendëskryeministër i ngarkuar për negociatat me BE-në - Janis Dragashaqis
* Ministër i Financave - Janis Varufaqis
* Ministër i Mbrojtjes - Panos Kamenos
* Ministër i Jashtëm - Nikos Koxias
* Ministër i Brendshëm - Nikos Vucis
* Ministër i Ekonomisë - Jorgos Stathaqis
* Ministër i Ambientit - Panajotis Lafazanis
* Ministër i Kulturës - Aristidhis Mpaltas
* Ministër i Shëndetësisë Panajotis Kurublis.
* Ministër i Punës - Panos Skurletis
* Ministër i Drejtësisë - Nikos Parashqevopulos
* Zëvendëskryeministër dhe zëdhënës i qeverisë - Gabriel Saqelaridhis
* Ministër i Shtetit - Nikos Papas. / a.jor.










