ATHINE - Shqiptari Piro Dhima, i cili është dhe deputet më Parlamentin grek nën logon e PASOK, është kërcënuar nga deputetët e partisë neonaziste, Agimi i Artë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Piro Dhima shkruan se nuk ka frikë askënd

"Nuk kam frikë askënd dhe asnjë kërcënim. Jam në Parlament që të mos ketë frikë asnjë grek dhe asnjë fëmijë grek. Jam rritur në një regjim që kultivonte sistematikisht frikën dhe kam mësuar që në moshë të re, të përballem dhe të mos rri i fshehur. Balta e neonazistëve për mua është medalje. Demokracia është e të gjithëve dhe patriotizmi nuk peshohet". shkruan Dhima

Debati mes Piro Dhimës dhe deputetëve të Agimit të Artë, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në seancën parlamentare ku iu hoq imuniteti për 3 deputetëve neonazistë. Gjatë debatit deputeti neonazist, Nikos Mihos kërcënoi fizikisht deputetin e pavarur Petro Cacopulos, që i cilësoi ata fashistë. Dhima ka ndërhyrë duke iu drejtuar neonazistit me zë të lartë: Bëj prapa! Mos guxo të bësh asnjë hap tjetër!

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)