GREQI - Policia greke ka mundur që të shpartallojë në Githio të Spartës, një bandë shqiptarësh prej tre meshkujsh dhe një femre, të cilët vidhnin e grabisnin banesa e dyqane.
Policia, pas një operacioni të mirëorganizuar, i ka arrestuar shtetasit shqiptarë dhe i ka akuzuar për krijim të një bande kriminale, vjedhje e grabitje, shkeljen e ligjit për armbajtje pa leje si edhe të rezistencës ndaj policisë.
Sikundër rezulton nga hetimet, tre shtetasit shqiptarë 24, 39 dhe 61 vjeç si edhe një 55- vjeçare kishin krijuar një bandë me qëllim vjedhjet e grabitjet nëpër banesa, dyqane dhe depo.
Nga hetimet rezulton se u zbardhën 15 raste vjedhjeje në zonën e Githios të Lakonisë, të cilat ishin kryer nga 21 korriku e deri të martën kur edhe u arrestuan.
Nga kontrollet e ushtruara në bazat e tyre u gjetën bizhuteri floriri, materiale të ndryshme elektrike dhe ektroshtëpiake si edhe shuma prej 40.040 eurosh, të cilat u sekuestruan si produkte vjedhjeje.
Katër të arrestuarit u çuan përpara prokurorisë së Spartës, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për të zbardhur edhe raste të tjera vjedhjesh, por edhe për t’u gjetur pronarët e sendeve të vjedhura, në mënyrë që ato t’u rikthehen pronarëve të vërtetë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com