KORFUZ, Greqi – Policia greke ka bllokuar sot një skaf që dyshohet se po transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria dhe ka arrestuar dy shtetas shqiptarë që ndodheshin në bord. Ndalimi i mjetit lundrues është kryer në jug të ishullit grek të Korfuzit, bëjnë të ditur burime të policisë vendase.
Mësohet se skafi ishte nisur nga brigjet shqiptare dhe aksioni për bllokimin e tij ka nisur që prej mesnatës. Sipas Policisë, dy shqiptarët dyshohet të kenë hedhur drogën në det kur e kanë kuptuar se do ta kishin të pamundur t’i shpëtonin forcave të rendit.
Policia e shtetit helen ka bërë gjithashtu të ditur se po vazhdon kërkimet në det për të gjetur lëndën narkotike.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com