GREQI- Një 21-vjeçar shqiptar, u arrestua dje për grabitjet e 6 komplekseve shkollore në zonën Zakinthos. Ndër objektet që ai grabiste kryesisht natën, më të preferuarat ishin kompjuterat dhe pajisje të ndryshme elektronike si kamera, projektues, etj.
Më konkretisht, në shkollën “EPAL”, kishte marrë 6 kompjutera me vlerë 5 000 euro. Më 10 janar, në “Musical High School”, grabititi 3 kompjutera, 3 monitorë, 3 hard-disqe dhe pajisje të ndryshme të tjera elektronike, me vlerë rreth 3 500 euro.
Nga Liceu në Panagoula vodhi 1 kompjutera e një video-kamera me vlerë prej rreth 1 500 euro.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 21-vjeçari është identifikuar si autor i 2 grabitjeve me thyerje të shkollave në vitin 2012.
Dokumentacioni i dosjes penale ndaj tij është duke u formuluar dhe do t’i përcillet Prokurorit në Zakinthos, ku shqiptari do të japë detaje rreth mënyrës sesi kryente grabitjet, pasi kishte piketuar më parë objektivat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com