ATHINË - Ish-ministri grek i mbrojtjes, Akis Xohaxopulos është arrestuar paraditen e sotme. Prokuroria e akuzon ish ministrin gjatë qeverisjes socialiste për pastrim parash dhe vënie të pasurisë së paligjshme. Pas prangosjes, policia greke ka sekuestruar materiale shkresore të gjetura në zyrën e tij. Sipas saj, Xohaxopulos ka përfituar rreth 8 milionë euro nga disa kompani fantazmë, para me të cilat bleu dy vila superluksoze.
Sipas organit të akuzës transaksioni i parave u krye nga banka “Morgan Stanley” drejt Zvicrës.

KARRIERA
Xohaxopulos ka shërbyer si deputet i PASOK-ut (Lëvizjes Socialiste Panhelenike) që prej vitit 1974 deri në 2007, duke qenë i pranishëm në të gjitha kabinetet qeveritare. Në vitin 1995 ishte në postin e zv/kryeministrit, ndërsa një vit më vonë kandidoi për postin e kryeministrit pas dorëheqjes për arsye shëndetësore të Andrea Papandreut.

(aq/shqiptarja.com)