ATHINE - Policia greke arrestoi dje një 21-vjeçar shtetas shqiptar, banor në Amaliadas, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 77-vjeçarit Panajotis Agorio, tetorin e kaluar.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, më 10 tetor e kishte lidhur dhe i kishte marrë frymën viktimën, brenda shtëpisë së tij. Ndërkaq, 77-vjeçarin e kishte gjetur të vdekur djali i tij, kur u kthye në shtëpi.
Nga hetimet e policisë, pas gati 3 muajsh që kishin rënë në gjurmët e autorit të krimit, u mundësua edhe arrestimi i tij.
Për detajet e këtij arrestimi ka mbajtur një konferencë për shtyp shefi i policisë lokale, Ilias Andrikopoulos, i cili ka shpjeguar të gjithë linjën e hetimeve ndaj 21-vjeçarit shqiptar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com