Të gjitha detajet tregojnë për një qeveri të re e cila pritet të formohet sot, duke pasur parasysh se tre liderët e partive që do të marrin pjesë në koalicionin qeverisës Antonis Samaras, Evangjelos Venizelos (Pasok) e Fotis Kouvelis (Demokracisë së Majtë) bien dakord mbi programin. Sot pritet të zhvillohet takimi mes Samaras dhe Kouvelis, për të rënë dakord mbi disa kushte të vogla.
Partia Demokratike e së majtës, e cila gjithashtu kundërshton marrjen e ndihmave të shpëtimit dhe që doli e 6-ta në zgjedhjet e së dielës, mund të luajë gjithashtu një rol në koalicion, ndoshta për t’i siguruar grekët skeptikë se zgjedhjet e së dielës nuk do të jenë si zgjedhjet e mëparshme.
Presidenti Grek i dha shefit të konservatorëve Antonis Samaras tre ditë kohë për të formuar një qeveri koalicioni. Partia e tij, Demokracia e Re, fitoi 129 nga 300 vendet në parlament. Të majtët radikalë dhe partia Syriza, që është kundër ndihmës financiare të euro-zonës, doli e dyta me 71 vende. Pasoku, i cili mbështet mbetjen në euro-zonë, fitoi 33 vende. Syriza do të qëndrojë në opozitë.
(sg/shqiptarja.com)