ATHINE - Mijëra protestues u mblodhën në orët e vona të së martës jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror grek ERT pas vendimit të qeverisë për ta mbyllur për shkak të masave shtrënguese.
Qytetarë, sindikata dhe politikanë thërrisnin slogane dhe tudnin flamuj në mbështetje të punonjësve të ERT. Një punonjës i ERT-së dogji një flamur të Bashkimit Europian duke u shoqëruar me brohoritje nga turma.
Mbylljen e ERT-së (Radiotelevizionit publik grek) e njoftoi në mbrëmje, zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu. Në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se në vend të ERT-së do të krijohet një radiotelevizon modern - publik, por jo shtetëror dhe as me kontroll partiak.
Zëdhënësi i qeverisë tha se drafti përkatës do të depozitohet menjëherë në parlament, me qëllim që institucioni i ri të funksionojë sa më shpejt dhe shtoi se personeli do të dëmshpërblehet normalisht, ndërsa kushdo prej punonjësve të sotëm do të dëshirojë të punojë ai do të mundë të bëjë kërkesë për t’u pranuar në punë.
Zëdhënësi vuri gjithashtu në dukje se institucioni i ri do të funksionojë me shumë më pak personel dhe me një organogramë të qartë.
Në lidhje me vendimin PASOK- kërkoi të takohet menjëherë me liderët e tre partive që mbështesin qeverinë.
PASOK E DIMAR: NUK VOTOJMË AMENDAMENTIN
Më herët, dy partitë kryesore PASOK dhe DIMAR deklaruan se nuk do të votojnë amendamentin me të cilin krijohet kuadri ligjor për mbylljen e ERT-së. Kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, me një deklaratë të bërë në hyrje të selisë së ERT, e cilësoi si “grusht shteti” vendimin e qeverisë.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com