ATHINE-  Pas 48 orësh bisedimesh dhe kontakteve telefonike, kryeministri grek, Samaras dhe lideri i PASOK, Evangjelos Venizelos duket se kanë arritur një marrëveshje për pikat kyçe, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me mënyrën e bashkëqeverisjes, por edhe me përbërjen e qeverisë së re në Greqi.

Sipas informacioneve të rendshme, në qeverinë e re të koalicionit dypartiak, do të hyjnë një numër i madh deputetësh të PASOK, ndërkohë që ende i papërcaktuar ngelet roli që do të ketë në qeveri lideri i socialistëve, Venizelos.

Duket se Venizelos do të ketë rilin e zëvendëskryeministrit dhe postin e ministrit të jashtëm, ose të jetë drejtuesi i superministrisë që do të krijohet me shkrirjen e ministrisë së Brendshme dhe të atë të Reformimit Administrativ. Në një rast të tillë, Venizelos do të administrojë “pataten e nxehtë” të reformimit të administratës shtetërore e publike, me pushime nga puna, por edhe me zhvendosjen e nëpunësve shtetërorë, çështje këto, të cilat janë më të mprehtat në kërkesat e Trojkës.

Përbërja e qeverisë pritet të komunikohet brenda orëve të ardhshme, në mënyrë që betimi të  kryhet të martën.

Sikundër ishte e natyrshme, të enjten në mbrëmje e deri të dielën ishin shtuar zërat dhe thashethemet në lidhje me kandidatët për ministrat e rinj, që do të vinin nga PASOK. Minstrat e mundshëm ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Venizelos, ata që ishin me agresivë ndaj pasuesve të Papandreut në grupin parlamentar dhe ata që kërkojnë ndryshimin dhe reformimin e plotë të PASOK dhe çlirmin e PASOK nga e kaluara, por edhe nga vetë Papandreu. Një ndryshin jo edhe aq ideologji e socialist, sesa hakmarrësh dhe revanshist për dominimin e partisë.

Emrat e mundshëm që hyjnë ne qeveri janë, P. Kukulopulos, M. Hrisohoidis, V. Kegreroglu, K. Triandafilos, S. Kedikoglu, E. Krisofilopulu. Ish ministri i ekonomisë ne qeverinë e PASOK, f. Shahinidis nuk ka pranuar rol në ministrinë e ekonomisë dhe financave.

Rinovim në portofolet ministrore pritet të kryejë edhe Demokracia e Re, pasi duket se do të integrohen në qeveri edhe shumë deputetë të rinj.
Nga ana e Demokracisë së Re duket se në qeveri do të hyjë edhe K. Micotakis, djali i ish kryeministrit Micotakis dhe vëllai i kundërshtares më kryesore të Samaras për postin e kryetarit të partisë, D. Bakojani. Ky parashikohet për postin e ministrit të shendetësisë, ministri tepër e rëndësishme, pasi është ministria më deficitare dhe ku kërkohen reformat nga më të thellat. D. Avramopulos largohet nga ministria e jashtme dhe shkon në atë të mbrojtjes.

Në qeveri duket se hyjnë edhe dy anëtarë të tjerë të Demokracië së Re, A. Georgiadhis dhe M. Voridhis, të cilët në të kaluarën, ishin ministra të qeverisë së Stabilitetit kombëtar, por me një parti të ekstremit të djathtë, si LAOS e Karaxhaferrit. E kaluara e tyre ekstremiste kishte bërë që të mos hynin në qeverinë e para një viti, sidomos me këmbënguljen e Demokracisë së Majtë, por edhe të PASOK.

Por sot, pas një viti gjërat kanë ndryshuar. Edhe paktet, edhe aleancat...