ATHINE- Sot në orën 19:00 fillon në parlamentin grek seanca plenare për votëbesimin e qeverisë.
Fillimisht, kryeministri Lukas Papadhimos do të lexojë programin e qeverisë dhe më pas do të ketë diskutime të deputetëve, që do të vazhdojnë deri të mërkurën, kur në përfundim do të votohet për votëbesimin e qeverisë Papadhimos.
Po sot, kryeministri do të ketë një takim me ministrin e Financave, Evangjelos Venizelos për të shqyrtuar deklaratën programatike të qeverisë, në qendër të së cilës do të jetë promovimi i gjithë veprimeve dhe kushteve të nevojshme për disbursimin e këstit të gjashtë të kredisë.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com