Greqi,qytetarët përplasen me 
policinë, kundër masave ekonomike

Greqi,qytetarët përplasen me <br />policinë, kundër masave ekonomike
Rikthehen trazirat dhe përplasjet mes qytetarëve dhe policisë në Greqi.

Mijëra grekë kanë bllokuar disa qytete duke kundërshtuar masat e reja shtrënguese ekonomike të paraqitura nga kreditorët, masa të cilat priten të votohen në parlament.

Gjatë trazirave dhe përballjes me qytetarët policia përdori gazlotsjellës.

Grekët protestojnë kundër masave të rrepta të kursimit, si shkurtimet e pensioneve dhe rritjen e taksave që sjell qeveria, në mënyrë që të mbyllet vlerësimi i dytë i programit grek nga kreditorët, disa orë para miratimit të paketës së katërt të reformave në Parlament me vlerë 4.9 miliardë euro, që është edhe kusht për vazhdimësinë e ndihmës financiare për Greqinë.

Me votimin në Parlament kryeministri Tsipras synon të mbyll për disa kohë negociatat me Trojkën dhe ti japë një frymë të re ekonomisë.

Kjo është një javë e rëndësishme për Athinën pasi vendoset për masat e reja ekonomike që mund të shpëtojnë vendin pas 6 vitesh krizë financiare.
 
Edhe pse financat e vendit janë përmirësuar, varfëria dhe papunësia mbeten ende në nivele rekord dhe e vetmja shpresë për ripërtëritjen e ekonomisë greke, që ka filluar disi të lëvizë, mbetet sezoni turistik që pritet të shënojë shifra të papara ndonjëherë për vendin, duke përfituar edhe nga destabilizimi politik i vendeve përreth, si Turqia dhe Egjipti. 

[gallery]22307[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë