Gjithsesi nga të dhënat që Policia Greke disponon dhe publikon rezulton se 30% e krimeve që ndodhën, të cilat kishin si pasojë vrasjen apo plagosjen për vdekje të personave të ndryshëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, kishin si synim vjedhjen.
Nga 70 vrasjet e kryera në gjashtëmujorin e parë të 2013 në Greqi, në 21 rase autorët sulmuan viktimat e tyre me synimin për t’i vjedhur. Analogjikisht vjet ne 85 vrasje, 26 kishin si synim vjedhjen.
POLICIA: AUTORET E KRIMEVE ME SHUME JANE GREKE
Nga të dhënat e paraqitura nga policia greke rezulton se aktualisht në Greqi konstatohet edhe një pakësim i hyrjes së emigrantëve klandestinë. Sipas policisë greke vetëm këtë vit në 2.859 manifestime e demonstrata të zhvilluara në Greqi janë përdorur mbi 87.426 policë për të ruajtur rendin e sigurinë., ndërkohë që për ruajtjen e qetësisë dhe garantimin e rendit në aktivitetet sportive të zhvilluara janë përdorur 137.832 policë.
Nga të dhënat e policisë greke rezulton se konstatohet një pakësim i vjedhjeve dhe grabitjeve. "Ndryshe nga vitet e tjera kostatohet një pakësim i numrit të keqbërësve shqiptarënë Greqi, të cilët arrestohen për krime të tilla. Shqiptarët kanë rënë ndjeshëm shumë shkallë në hartën e kriminalitetit në Greqi, duke zënë tashmë vendet e fundit. "- thuhet në njoftimin për shtyp të drejtorisë së policisë greke.
Tashmë sipas policisë vendin e parë sa i takon shtetasve të huaj që kryejnë krime si vjedhje, grabitje e kontrabandë droge (si pasojë edhe krime kundër personave, vrase e plagosje) e mbajtë emigrantët kurdë, arabë, afganë, afrikanë dhe gjeorgjianë.
Policia greke, në shifrat që paraqet thotë se në vendin e parë në hartën e kriminalitetit qëndrojnë vendasit, pra grekët
HARTA E KRIMINALITETIT NË GJASHTËMUJORIN E PARË NË GREQI
70 vrasje (5% autorë shqiptarë)
64 përdhunime (4,2% autorë shqiptarë)
80 shantazhe (11% autorë shqiptarë)
38.370 vjedhje e grabitje (24.6% autorë shqiptarë)
15.352 vjedhje makinash (18,1% autorë shqiptarë)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)