Greqi, Samaras krijon qeverinë:
Financat një ish-radikali të majtë

Greqi, Samaras krijon qeverinë: <br />Financat një ish-radikali të majtë
ATHINE - Kryeministri i mandatuar grek, Antonio Samaras, ka shpallur përbërjen e qeverisë së re. Ministri i Financave është Vasilis Rapanos, i Brendshëm Euripidis Stilianidis, i Jashtëm Dimitris Avramopulos, ndërsa Ministria e Mbrojtjes Qytetare do drejtohet nga Nikos Dendias.

Qeveria e re greke ka në përbërje rë saj vetëm nje grua, ndërsa për emrat e rinj në kabinet kanë ranë dakord, Kryeministri Samaras, kryetari i PASOK Evangelos Venizelos dhe ai i së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis gjatë një takimi që kanë zhvilluar për disa orë paraditen e sotme.

Surprizë konsiderohet zgjedhja e Vasilis Rapanos, në postin e ministrit të Financave. "Udhëheqësi i qendrës së djathtë Antonis Samaras bëri një zgjedhje surprizë në postin e ministrit të financave, duke vënë një punonjës të administratës publike, me njohuri të financave, por të majtë dhe me të kaluar radikale gjatë kohës së diktaturës, gjë që i shkaktoi 4 vjet burg në Selanik", shkruajnë sot mediat botërore.

Vetë ministri i sapozgjedhur i Financave greke ka deklaruar se "Ishte një eksperiencë pozitive. Kam lexuar shumë libra dhe kam mësuar se si të mbijetoj në kushte të tilla".

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot