ATHINË, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Adonis Samaras propozoi sot organizmin në fund të vitit 2015 në vend të mesit të vitit 2016 të zgjedhjeve të ardhshme legjislative, në këmbim të një votimi të favorshëm nga Parlamenti për zgjedhjet presidenciale javën e ardhshme.
"Ne duhet të gjejmë momentin e duhur për zgjedhje legjislative, duke përfshirë këtu fundin e vitit 2015, nëse zgjidhet presidenti i Republikës dhe nëse diskutimet lidhur me kreditë akorduar vendit nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian kanë përfunduar", theksoi kryeministri gjatë një fjalimi televiziv, ndërkohë që zgjedhjet legjislative duhet të zhvillohen normalisht në qershor të vitit 2016.
"Kjo është një detyrë kombëtare dhe qëndrimi i përbashkët na shtyn të përfundojmë negociatat me kreditorët e vendit", shtoi Samaras.
Kryeministi kërkon gjithashtu të fitojë kohë dhe të dalë nga një hap i gabuar zgjedhor në të cilin është angazhuar.
Në fillim të muajit dhjetor ai përshpejtoi me dy muaj zgjedhjen e presidentit të Republikës që do të pasojë Carolos Papoulias, mandati i të cilit përfundon në muajin mars. Por, kandidati i propozuar nga koalicioni i djathtë-socialist, ish-komisioneri evropian, Stavros Dimas ka marrë vetëm 160 vota nga 300 deputetë, ndërkohë që duheshin 200 për tu zgjedhur./
/ec/