ATHINE - Kryeministri grek Antonis Samaras duhet të riorganizojë qeverinë brenda të së hënës ose të martës pasi Partia Demokracia e Majtë e Fotis Kouvelis tërhoqi dy ministrat e saj, të Punës dhe të Drejtësisë, që përfaqësoheshin në qeverinë e tij.
Shkaku kryesor ka qenë për faktin se qeveria nuk e konsultoi me të vendimin për të mbyllur televizionin publik, ERT, me qëllim kursimin e financave. Në konsultim me kryetarin e PASOK-ut Evangelos Venizelos, anëtar i koalicionit të tij qeverisës, Samaras ka vendosur të përshpejtojë riorganizimin e qeverisë.
Të dy udhëheqësit do të jenë në kontakt të vazhdueshëm të shtunën dhe të dielën për zgjedhjen e ministrave që do të formojnë qeverinë e re. Sipas disa zërave thuhet se Venizelos i “Lëvizja Socialiste Panhelene”, do të marrë postin e ministrit të jashtëm, të mbajtur aktualisht nga Dimitris Avramopulos, si dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.
Në mesin e atyre që pritet të mbajnë postet e tyre janë Ministri i Zhvillimit Kostis Haxhidakis, Ministri i Rendit Publik Nikos Dendias, Ministri i Turizmit Olga Kefaloyianni dhe Ministri i Arsimit Konstantinos Arvanitopoulos.
Burime të afërta me Samaras shprehën optimizëm se një riorganizim mund të jetë një shans për të rritur efikasitetin e qeverisë. Të treja partitë kryesore deri tani kanë përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, që do të vinin në rrezik reformat e kërkuara nga treshja e Trojkës në këmbim të paketave të ndihmës.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com