Greqi, shansi i fundit, stafeta
për qeverinë sot  te Venizelos

Greqi, shansi i fundit, stafeta <br />për  qeverinë sot  te Venizelos

GREQI-
Kreu i PASOK Evangelos Venizelos morri sot mandatin për krijimin e qeverisë së re greke nga presidenti Papulias. Ky është mandati i tretë dhe i fundit në përpjekje për të krijuar një qeveri pas zgjedhjevë të së dielës.
Venizelos e mori mandatin pas dorëzimit të tij nga kreu i SYRIZA, Aleksis Cipras.
Kryetari i PASOK do të fillojë kontaktet me kryetarin e DIMAR, Fotis Kuvelis dhe ndoshta nesër do të vazhdojë me kryetarin e Demokracisë së Re Antonis Samaras dhe kreun e SYRIZA, Aleksis Cipras. Kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos tha sot se nuk do t'i përgjigjet ftesës së zotit Venizelos.
Venizelos e ka bërë të qartë se do të propozojë krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, me kusht qëndrimin e vendit në Euro.
Nëse dështojne negociatat me PASOK do të jetë presidenti Papulias që do bëjë përpjekje të fundit për të formuar një qeveri duke thirrur gjithë përfaqësuesit politikë në përpjekje për të shmangur një tjetër proces zgjedhor që kërcënon Greqinë.

NJË DITË MË PARË
Kanë përfunduar pa rezultat takimet mes kreut të SYRIZA, Aleksis Tsipras dhe liderit të Partisë Socialiste të Greqisë, PASOK, Venizelos si dhe atij te partise "Demokracia e Re, Samaras. Në këto kushte nesër mandati për krijimin e qeverisë së re i kalon Samaras, partia e te cilit u rendit e 3-ta në zgjedhjet parlamentare në Greqi.

"Nuk mundëm të gjejmë një zgjidhje. Eshtë radha ime të përdor mandatin që do më japë Presidenti për krijimin e qeverisë". Kjo ka qenë deklarata e kreu-t të PASOK-ut, Venizelos pas takimit. Kushti i Venizelos për bashkëqeverisje ka qenë qëndrimi i vendit në Euro, por kjo nuk pranohet nga Tsipras.
.

(ns/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës