GREQI - Ambasada e SHBA në Athinë, sot ka lëshuar një deklaratë, me të cilën u kujton këshillon dhe paralajmëron vizitorëve amerikanë, të cilët vizitojnë Greqinë, që të jenë të kujdesshëm, pasi mund të jenë viktima të ndonjë sulmi racist.
Në deklaratë, thuhet se vërehet “Një rritje e akteve agresive dhe sulmeve ndaj personave, të cilët nga pamja duken si emigrantë të huaj. Shtetasit amerikanë që janë më të rrezikuar, janë ata të cilët kanë origjinë afrikane, aziatike, hispanike, apo nga Lindja e Mesme dhe që vizitojnë për turizëm apo biznes Athinën dhe qytete të tjera të mëdha greke”.
Në të njëjtën kohë ambasada amerikane fton qytetarët amerikanë të marrin të gjitha masat e nevojshme të sigurisë dhe të informohen vazhdimisht, në mënyrë që të jenë të sigurt.
REAGON ATHINA: GREQI VEND I SIGURT
Duke komentuar udhëzuesin për udhëtimin që ka publikuar Ambasada amerikane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, ka thënë: “Greqia ka qenë dhe vazhdon të jetë një vend i sigurt, një shtet i së drejtës, në të cilën çdo qytetar apo vizitor ka garancinë e mbrojtjes nga ligji. Rastet e veçuara të dhunës raciste që janë vërejtur janë të huaja për grekët, qytetërimin dhe traditën e lashtë të mikpritjes greke. Shteti dhe ministria e Mbrojtjes së Qytetarit, ndjek politikën e tolerancës zero ndaj fenomeneve të tilla dhe merr të gjitha masat për parandalimin dhe shtypjen e të tilla rasteve, të cilat i dënon në mënyrën më të prerë”.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com