Greqi, sherr mes shqiptarësh në burg, plagoset rëndë njëri prej tyre

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ku dy grupe shqiptarësh janë përleshur brenda burgut me thika të improvizuara. 

Si pasojë e sherrit, një nga shqiptarët, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u plagos rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Grevena-s, ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas policisë, sherri ndodhi këtë mëngjes, përpara se të dënuarit t’i drejtoheshin sallës së ngrënies.