ATHINE - Kryeqyteti grek, Athina, është tronditur sërish nga një shpërthim. Sipas mediave greke një bombë ka shpërthyer mëngjesin e së martës në qendër të Periut, në periferi të Athinës, pranë selisë së gjykatës së qytetit.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm disa dëme materiale dhe asnjë viktimë apo të plagosur. Nga hetimet e para të policisë rezulton se bëhej fjalë për një bombë artizanale të realizuar me bombola gazi, nga ato që përdoren në kampe. 

Bomba është vendosur në një kuti të shpërndarjes së linjave të kompanisë greke të telefonisë, OTE. Anti-terrorizmi grek ka hapur një hetim mbi ngjarjen. Shpërthime të tilla janë bërë të shpeshta në Greqi që nga përfshirja e vendit nga kriza financiare, që nxorri në skenë grupet ekstremiste të ndryshme.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)