GREQI – Policia greke ka shpallur në kërkim 4 persona me orgjinë shqiptarë të kërkuar kryesisht për vjedhje me armë, ndërkohë që ka arrestuar njërin nga anëtarët e bandës. Shqiptari i arrestuar është Paulin Gjoka, ndërsa në kërkim janë Marko Frroku, 26 vjeç, Klaudio Gjoka, 38 vjeç ndërsa dy të tjerët janë me identitete të dyfishta, Tonin (Enduard) Ndoci ose Noci dhe Martin (Ilir) Gjoka. Policia greke pavarësisht se ka publikuar fotot e të kërkuarve për dy të fundit nuk një informacion të qartë duke paraqitur 2 ditëlindje të ndryshme.

5 shqiptarët akuzohen se janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në disa vjedhje dhe grabitje shtëpish dhe makinash në Piera,Larisa, Atika, Euboea, Korinth. Fillimisht është arrestuar 25-vjeçarin shqiptar Paulin Gjoka, i cili sëbashku me bashkatdhetarin 26-vjeçar Marko Frroku kanë kryer grabitjen e një agjencie në Utaranchal. Gjatë hetimeve policia ka vënë nën vëzhgim edhe 38-vjeçarin Klaudio Gjoka. Megjithatë hetuesit kanë identifikuar edhe anëtarë të tjerë të bandës kriminale, 2 prej të cilëve shqiptarë me identitete të dyfishta.
 
Shqiptarët e arrestuar do të përballen me akuzat për vjedhje të rëndë të përsëritur dhe armëmbajtje pa leje. 

4 shqiptaret ne kerkim
(Në foto: 4 shqiptarët që janë të shpallur në kërkim nga policia Greke)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)