Policia greke ka zbuluar një rrjet të madh të trafikimit të lëndëve narkotike në Haklidhiqi, ku shumica e anëtarëve ishin shqiptarë. Dje janë arrestuar 11 persona dhe sipas mediave greke në këtë çështje janë në total 49 të pandehur. Gjatë gjithë ditës së djeshme janë ushtruar kontrolle në shumë banesa dhe makina ku është kapur një lëndë e madhe narkotike, armë dhe sasi e madhe parash. Nga informacionet e para del se 3 prej anëtarëve drejtues të bandës ishin shqiptarë, që po vuajnë dënime të tjera në burgjet e Greqisë, nga ku drejtonin trafikimin e lëndëve narkotike.
/Shqiptarja.com








