Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi
jetën, prindërit dhurojnë organet

Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi<br />jetën, prindërit dhurojnë organet
ILIA- Organet e një emigranti shqiptar 19-vjeçar, i cili u vra në një aksident automobilistik të premten në mbrëmje në Pyrgos të Ilias, prindërit e tij kanë vendosur t’i dhurojnë.
 
Më hollësisht 19-vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte me motorrin e tij në rrugën nacionale Patra- Pyrgos, është përplasur nga një kamion i tonazhit të rëndë dhe është aksidentuar rëndë. Në spitalin e Patrës ku është transportuar është konstatuar se 19 vjeçari E.L, ka qenë në gjendje kome. Duke konstatuar se gjendja e tij ishte e parikuperueshme dhe se mbajtja në vdekje klinike do të ishte e kotë, prindërit e tij, emigrantë nga një fshat i Vlorës, kanë vendosur që të dhurojnë organet e birit të tyre.
 
Kështu mëlçia e djaloshit shqiptar iu transplatua një 39-vjeçareje nga Grevenaja. Zemra e djaloshit do të transplatohet të hënën në spitalin Onasio, ndërkohë që veshkat iu transplatuan një 46-vjeçari dhe një 70-vjeçari.
 
Shpretka iu transplatua të shtunën një 60-vjeçari nga Selaniku. Ndërkohë sytë janë transportuar në spitalin AXEPA, ku ndoshta do të transplatohen tek tjetër pacient, i cili duket se është i përshtatshëm për këtë transplatim.
 
Duhet theksuar se prindërit e djaloshit, të cilët kanë kërkuar ruajtjen e anonimitetit, dhe nuk kanë bërë deklarata në media, kanë kërkuar vetëm të dinë emrat e pacientëve që iu dhanë organet e birit të tyre.
 
Sipas portalit “Skai.gr”, i cili ka kontaktuar me prindërit e djaloshit, theksohet se ata nuk kanë kërkuar para për këtë akt, gjë që e bën edhe më të madhërishëm humanizmin e tyre në këto çaste dhembjeje ekstreme.
 
Familja e emigrantëve shqiptarë kishte ardhur në Greqi në vitin 1997 dhe punonin në Pyrgos të Ilias. Veç djaloshit të vrarë tragjikisht kanë edhe një vajzë 14-vjeçare.
 
Pas këtij akti, ministria e Brendshme e Greqisë, është duke shqyrtuar mundësinë e dhënies së lejeve pa afat të qëndrimit për familjen e emigrantëve shqiptarë.

greqi dhuroi organet
(Foto: Transportimi i organeve të 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në aksident në Greqi)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim