PATRA - Një sherr mes dy të burgosurish shqiptarë në burgun e Patras ka degraduar në konfrontim fizik duke sjellë edhe vdekjen e njërit prej tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, një i burgosur shqiptar ka qëlluar për vdekje me thikë një tjetër të burgosur shqiptar.
 
Sipas autoriteteve greke, nuk dihet ende shkaku i zënkës mes tyre. Mësohet se autori i krimit ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa viktima ishte i dënuar për grabitje.
 
Ndërkohë identiteti i të dy të burgosurve nuk bëhet ende i ditur, ndërsa vijojnë hetimet nga pala greke për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)