KRETË – Një shqiptar, i papunë prej kohësh i ka dhënë fund jetës në një mënyrë tragjike. 38 vjeçari, baba i dy fëmijëve është hedhur nga ballkoni i pallatit ku jetonte në një zonë të Kretës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur kalimtarët janë tronditur kur kanë parë në trotuar trupin e pajetë, me dëmtime të mëdha në kokë.
Shqiptari e kishte familjen e tij në Shqipëri dhe jetonte vetëm në Greqi, por pas krizës që përfshiu këtë vend, prej kohësh ai kishte mbetur pa punë duke u zhytur cdo ditë e më shumë në probleme financiare.
Kjo gjë mendohet të jetë shkaku i vetëvrasjes së 38 vjeçarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Vetëm një ditë më parë një 77 vjecar i dha fund jetës në qendër të Athinës duke u vetëvarur. Në letrën e lamtumirës, ai deklaronte se zgjidhte vetëflijimin për të mos I lënë borxhe fëmijëve të tij, pasi pensioni që i jepte qeveria greke ishte reduktuar maksimalisht.

(aq/shqiptarja.com)