Greqi, skandali I seksit
11 prostituta me HIV/AIDS

Greqi, skandali I seksit<br />11 prostituta me HIV/AIDS
GREQI- Skandali I prostitutave të infektuara me HIV/AIDS po trondit Greqinë. Pas zbulimit të një prostitute 22 vjecare ruse me virusin vdekjeprurës, Qendra Mjekësore e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KEEL) në Athinë ka dhënë sot alarmin se pas analizave të kryera, të infektuara kane rezultuar edhe 11 prostituta të tjera. Ndër femrat e infektuara të zbuluara së fundi, 10 prej tyre janë greke dhe një bullgare. Sic raporton e përditshmja greke “Kathimerini”, punëtoret e seksit në shtëpite publike të kryeqytetit grek të detyruara nga policia po kryejnë testet nëse janë bartëse të HIV/AIDS. Testeve të kontrollit iu nënshtruan 100 prostituta. Por autoritetet besojnë se numri i të infektuarave mund te jetë shumë më I madh. Sipas kreut te KEEL Evangelos Liapis kontrollet po intensifikohen te prostitutat që veprojnë kryesisht në qendër të Athinës, ku gjendet dhe numri më I madh I punëtoreve të seksit. Kjo për faktin se ato punojne ilegalisht dhe nuk I nënshtrohen asnjë kontrolli mjekësor.
Liapis thotë gjithashtu se KEEL ka marrë mbi 1000 telefonata nga meshkuj të cilët pohojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur me rusen 22 vjecare dhe prostitutat e tjera. Prostitutat janë shoqëruar në prokurori e cila ka ngritur ndaj tyre akuzën e rëndë të vrasjes me dashje, pasi ato kanë kryer seks edhe pse e dinin që kanë qënë të infektuara.
KEEL ndërkohë ka vënë në dispozicion një numër telefoni ku merr denoncime nga meshkuj të ndryshëm mbi skandalin e fundit të seksit që po trondit Greqinë.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari