GREQI - Në sondazhet e publikuara dy ditë para zgjedhjeve tepër të rëndësishme parlamentare në Greqi, diferenca mes partisë konservatore në pushtet "Demokracia e re" dhe partisë së majtë radikale SYRIZA është rritur në gjashtë për qind në favor të kësaj të fundit.
 
Ndërkohë, sondazhet parashikojnë edhe hyrjen në parlament të 8 partive, por asnjëra prej tyre nuk mund të drejtojë e vetme vendin.
 
Sipas sondazhit të kryer nga kompania GPO për llogari të stacionit televiziv privat "Megatv", SYRIZA ka 32,5 për qind të preferencave dhe 26,5 i ka "Demokracia e re".
Më pas janë "Lumi" (5,8), "Agimi i artë" (5), Partia Komuniste (5), PASOK-u (4,4), "Grekët e pavarur" (3,4), KIDISO (3).
 
Interesant është fakti që për grekët kryeministri më i mirë për momentin është ai aktual, Antonis Samaras, që kryeson me 40,1 për qind të preferencave, ndërkohë që 38,2 për qind pëlqejnë Aleksis Ciprasin.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)