Greqi, sot vendoset
Shpëton ose falimenton

Greqi, sot vendoset<br />Shpëton ose falimenton
ATHINË – Greqia sot ndodhet në një ditë vendimtare. Partitë politike nuk kanë mundur dje të arrijnë një marrëveshje lidhur me miratimin e reformave të reja të kërkuara nga trojka në këmbim të huave të reja. Sipas “Financial Times”, kryeministri i Greqisë, Lukas Papadhimos nuk ka arritur të bindë forcat kryesore politike, socialistët të djathtët dhe ekstremistët e djathtë, të nënshkruajnë një marrëveshje të re ndihme. Lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Giorgos Karatzaferis, ka deklaruar se nuk do të kontribuojë më në zhvatjen e qytetarëve grekë. Në një kohë që Greqia prej muajsh po vuan një pakënaqësi të madhe sociale e është pushtuar nga greva të vazhdueshme, masat e reja parashikojnë shkurtime të reja të pagave e pensioneve, si dhe shkurtime në sektorët e mbrojtjes dhe shëndetësisë. Por. nga ana tjetër pa huatë ndërkombëtare, shteti helen mund të falimentojë në mars, një skenar ky i paralajmëruar nga vetë presidenti i Eurogrupit, Jean Claude Juncker. Sot, pritet që qeveria helene të marrë vendimin e saj përfundimtar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm